Një burrë gjendet i vdekur në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, vdekja e personit është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit