Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes komentatorëve politik, Mentor Shala e Blerim Gashi.
Shala ka thënë se Albin Kurti e ka krijuar situatën, duke shtuar se e ka obligim zgjedhjen ngërçit në Kuvend.
“E ka pas mundësin përpara në tavolinë, ka mujt me e zgjedh problemin, pse nuk i bëri ofertë PDK-së”, ka thënë Shala.
Ndërsa, Blerim Gashi ka thënë se me zor po doni me e shti në koalicion me PDK-në.
“Pse po keni qef ju me zor me e shti Albinin e VV-në me i qu ftesë PDK-s, po ai nuk po donë zotnia. Zyrtarisht po thotë me PDK-në ne opozitë edhe 4 vjet”, ka thënë Gashi.









