Kos për Kosovën: Lëreni veprimet e njëanshme, krijoni institucionet

Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës nuk e shtrojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ky mesazh ka përshkuar adresimin e djeshëm të Komisioneres për Zgjerim Marta Kos, e cila dialogun e ka konsideruar si të vetmen mënyrë për anëtarësim drejt BE-së.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kërkesë thelbësore. Veprimet e njëanshme nuk mund ta zëvendësojnë dialogun,” ka thënë Kos para anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Në sesionin e Komitetit për Çështje të Jashtme, ajo ka theksuar gatishmërinë e Komisionit Evropian për të përgatitur një opinion për sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Pavarësisht se ishte dorëzuar më 15 dhjetor 2022, aplikimi nuk është shqyrtuar ende, duke bërë që Kosova të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat.

Në fjalën e saj, Kos po ashtu bëri thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit