Shpërthim në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg

Një shpërthim ka ndodhur në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg, ku sipas burimeve një cisternë që transportonte hirin nga KEK-u për hidrombushje është shpërthyer, duke shkaktuar një pluhur të madh në zonë.

Ky hir, i cili përzihet me një material tjetër, përdoret për mbushjen e punisheteve që shfrytëzohen në minierë. Kjo procedurë ka për qëllim krijimin e stabilitetit për të parandaluar shembjet brenda hapësirave të punës ku nxjerret minerali.

Sipas informacioneve, nga ky shperthim nuk ka të lënduar.

Autoritetet dhe menaxhmenti i minierës ende nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth shkakut të shpërthimit apo ndonjë dëmi të mundshëm material.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit