Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të mbajë takim të përbashkët konsultativ me partitë politike për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Sipas njoftimit të Presidencës, takimi mbahet në ora 14:00.
Ky takim vjen ndërkohë që Kosova ndodhet në një ngërç institucional, pa Kuvend të konstituuar, tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.










