Bogujevci: Edhe opozita ka përgjegjësi për situatën, votimi mund të jetë i hapur ose i fshehtë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pak para mbajtjes së seancës së 26-të radhazi për konstituimin e Kuvendit, ka deklaruar se për situatën aktuale në vend nuk është përgjegjëse vetëm qeveria, por edhe opozita, të cilën e cilësoi po ashtu si palë të votuar nga qytetarët.

“Pyetja duhet të bëhet edhe për opozitën, edhe ata janë votuar, edhe ata kanë përgjegjësi. Është përgjegjësi e përbashkët, kur vjen te qeveria e përbashkët është temë tjetër”, tha ajo.

Bogujevci komentoi edhe debatet për procedurat e votimit në Kuvend, duke theksuar se nuk ka ndalesë ligjore për kalimin nga votimi i fshehtë në atë të hapur.

“Nuk ka në asnjë vend ku thuhet se kalimi i votimit nga i fshehtë në të hapur nuk lejohet. Rregullorja thotë se mund të votohet në formë të fshehtë apo të hapur”, theksoi deputetja nga Vetëvendosje.

Deklaratat e saj vijnë në kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime të ashpra mbi mënyrën e votimit për çështje të caktuara, si dhe rolin e opozitës në krizat institucionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit