AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës

Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri katërvjeçar në krye të komunës. Këtë e bëri të ditur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili tha se Këshilli i Përgjithshëm i Degës së AAK-së ka propozuar sot Elezajn për vazhdimin e udhëheqjes në komunë.

Haradinaj vlerësoi punën e Elezajt dhe ekipit të tij, duke theksuar se ata kanë dhënë një shtytje të jashtëzakonshme zhvillimit dhe përparimit të Klinës. Ai përmendi edhe përvojën e suksesshme në Suharekë, ku nën drejtimin e Bali Muharremajt qytetarët kanë përjetuar transformim në shërbime dhe infrastrukturë.

“Komunat ku udhëheq Aleanca janë shembull i qeverisjes së mirë, të ndershme dhe të përgjegjshme,” tha Haradinaj, duke shtuar se kjo traditë do të vazhdojë edhe në komunat e tjera ku AAK do të qeverisë.

Kandidimi i Elezajt vjen në përvjetorin e 25-të të themelimit të Aleancës në Klinë dhe synon të vazhdojë punën dhe vizionin që kanë sjellë rezultate konkrete për komunën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit