spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

60-vjeçari gjendet pa shenja jete në malet e Guvnishtës – rasti nën hetim për vdekje të dyshimtë

Një ngjarje e rëndë është raportuar të dielën në fshatin Guvnishte, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në zonën malore të këtij lokaliteti. Viktima është identifikuar si Nikola Petroviq, 60-vjeçar.

Burimet mësojnë se rasti është paraqitur më 1 qershor 2025, rreth orës 13:45, kur një person ka telefonuar njësinë e emergjencës duke raportuar se vëllai i tij kishte ndërruar jetë në mal.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, hetuesit rajonalë dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve të afërta me hetimet, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë shkak natyror apo tjetër që do të përcaktohet përmes autopsisë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet janë në vazhdim dhe priten rezultatet mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e kësaj vdekjeje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit