spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Tragjike në Durrës, gjenden 2 turistë me motor uji të fikur në det, vdes 34-vjeçari, e reja në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në detin përballë Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas nga Gana me banim në Angli kanë rënë në det gjatë një lundrimi me Jet Ski.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, kur dyshja dyshohet se humbën kontrollin mbi mjetin lundrues gjatë manovrave.

Sipas Top Channel, një skaf i Policisë Kufitare ka ndërhyrë menjëherë dhe ka transportuar të dy personat drejt Portit të Durrësit, ku priste ekipi mjekësor.

34-vjeçari me inicialet S.O. ka ndërruar jetë, ndërsa shoqja e tij, 31-vjeçarja V.B., ndodhet në spital në gjendje shoku.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për autopsi. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit