As pas tentativës së 24-të Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet. Kjo situatë ka nxitur reagimin e zytarit të AAK-së, Besnik Tahirit.
Ai përmes në postimi në facebook, ka thënë se përfitues i kësaj situate është partia në pushtet.
Në këtë situatë, Tahiri ka këshilluar partitë opozitare që të ulen dhe t’i marrin disa vendime.
“1. Të nisë dialogun brenda kampit ish-opozitar; 2. Të përgatitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe 3. Të ndjek afatet kushtetuese për formimim e qeverisë”, ka shkruar Tahiri.










