Berisha: Ambasadat na kanë qëndruar gati, se kurrë nuk kemi mundur t’u japim orientim momenteve politike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku votimi për kryetar të Kuvendit po dështon vazhdimisht.

Para fillimit të seancës konstituive, ai e cilësoi si “të çuditshme” këtë bllokadë institucionale, duke thënë se tashmë zgjidhja mund të vijë vetëm nga Gjykata Kushtetuese ose përmes një ftesë të re nga Presidentja e vendit.

“E vetmja shpresë ka mbetur te Gjykata Kushtetuese ose eventualisht një ftesë tjetër e partive politike që ish dashtë të ndodhë nga presidentja për të dalë nga kjo. Por u bë e 24-ta herë që po vimë këtu, nuk kemi mundur të vimë në një zgjidhje”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se kriza aktuale tregon paaftësinë e klasës politike për të marrë vendime në momente kyçe, duke lënë gjithçka në dorë të faktorit ndërkombëtar.

“Kjo ndoshta tregon edhe mosafinitetin tonë edhe kohë më përpara, sepse si duket neve veç na kanë qëndru gati këto ambasada se kurrë këta politikanë nuk kemi mundur t’u japim orientim momenteve politike asnjëherë, por vetëm na kanë qëndru gati. Është për të ardhur keq”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit