Iu bë atentat në Durrës, zbardhet dëshmia e 36-vjeçarit: Autorët më ndoqën me makinë dhe qëlluan 3 herë!

36-vjeçari Arbër Goreja i cili u plagos pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ka folur para uniformave blu lidhur me atentatin e bërë ndaj tij.

Goreja ka treguar se një makinë tip “Ford” e ka ndjekur për disa minuta mjetin të cilin ai drejtonte dhe në një moment i ka ardhur paralel e më pas ka qëlluar në drejtim të tij.

36-vjeçari shton se autorët kanë shtënë tre herë në drejtim të tij, duke e plagosur në krahun e majtë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital, ku dhe ka marrë ndihmën mjekësore.

“Isha duke ardhur në Durrës dhe mu afrua një makinë Ford e bardhë me portobagazh. Ndërkohë që po ecja, më erdhi paralel automjeti dhe më qëlloi tri herë me pistoletë. Mua më kapi një plumb në brinjë. Në fillim nuk po kuptoja nga shoku dhe më pas më nisi dhimbja. Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk i njoh autorët. Unë nuk kam konflikte të kaluara me persona të tjerë. Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër“, ka deklaruar para bluve Arbër Goreja.

Goreja shprehet se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka konflikt me njeri. Por rezulton se 36-vjeçari ka qenë i plagosur edhe dy vite më parë në një tjetër atentat, duke ngritur dyshime për një përplasje të vazhdueshme mes palëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit