spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“S’më le të dal me shokë” – E godet gruan dhe e kthen te familja, nis hetim për dhunë në familje për burrin nga Peja

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Kotradiq të Pejës, ku një grua është detyruar të largohet nga shtëpia bashkëshortore dhe të strehohet te familja e saj, pas një incidenti të rëndë dhune.

Burimet e Gazetës bëjnë me dije se më 30 maj 2025, rreth orës 13:00, 38-vjeçarja Z.Gj. ka denoncuar në Polici se është sulmuar nga bashkëshorti i saj, Sh.Gj, 46-vjeçar. Konflikti dyshohet se ka nisur pasi ajo nuk kishte pranuar që ai të dilte me shokët, gjë që e kishte acaruar të dyshuarin, i cili më pas e kishte goditur me shuplakë në kokë.

Pas kësaj, ai e kishte marrë me veturë dhe e kishte dërguar te nëna e saj, duke refuzuar të kthehej më bashkë me të. Sipas viktimës, ajo e kishte lutur që të ktheheshin për hir të vajzës së tyre, por ai kishte insistuar që të largohej.

Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për rastin dhe ka udhëzuar që të inicohet procedura penale për veprën “Dhunë në familje”. I dyshuari është intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është strehuar te familja e saj.

Rasti është nën hetime dhe pritet që në ditët në vijim të ndërmerren hapa të tjerë proceduralë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit