Ekskluzive: Ky është i riu që dyshohet se kreu vetëvrasje në Ulpianë – Policia, forenzika dhe zjarrfikësit zbarkuan në banesën ku jetonte me qira

Gazeta ka siguruar identitetin e të riut që dyshohet se i dha fund jetës së tij sot në mëngjes në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Viktima, i cili jetonte në një banesë me qira, u gjet pa shenja jete pranë “Fontanës”, me plagë të dukshme në trup.

Bëhet fjalë për Gentrint Mushinca.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në lokacion kanë dalë njësitë e nevojshme policore, përfshirë hetuesit e SP-Jugu, hetimet rajonale, si dhe forenzika. Zjarrfikësit kanë asistuar në hapjen e derës së banesës me forcë për të mundësuar ekzaminimin e plotë të vendit ku dyshohet se ka qëndruar viktima para ngjarjes tragjike.

IML ka bërë tërheqjen e trupit për procedura të mëtejme, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit