spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Kurti takon Walkerin, thotë se diskutuan mbi sfidat e Kosovës

Zyra e Kryeministrit njoftoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Sipas njoftimit, në takim diskutuan mbi rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e Kosovës e të rajonit.

Në njoftim u tha se Kurti e ka falënderuar Walkerin për rolin e tij historik për popullin e Kosovës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit. Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit