spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Nasim Haradinaj kritika OVL-UÇK’së për protestën kundër Trendafilovës: Për marre dhe qyqarllëk

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u organizua protesta para dy javësh në Prishtinë, e cila ishte drejtuar kundër Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Në një deklaratë publike, Haradinaj e cilësoi protestën si “për marre dhe qyqarllëk”, duke kritikuar faktin që OVL-UÇK, sipas tij, nuk pati guximin ta merrte zyrtarisht përgjegjësinë për organizimin e saj.

“OVL ka nevojë të bëjë thirrje e jo të punojë në ilegalitet. Pozitive aty është që efekti u arrit dhe Trendafilova nuk mbajti konferencë”, tha Haradinaj, duke iu referuar faktit që protesta rezultoi në anulimin e një paraqitjeje publike të Kryetares së Dhomave të Specializuara.

Haradinaj theksoi se ndonëse ishte i kënaqur me rezultatin e protestës, mbeti i zhgënjyer nga mungesa e guximit për ta pranuar publikisht thirrjen për protestë.

“Isha i kënaqur me efektin, por i pakënaqur për mosguximin e pranimit të thirrjes, qoftë edhe simbolike të asaj proteste”, theksoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit