spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Barcelona “blindon” Yamalin me kontratë të re

Ajo që ishte paralajmëruar ditë më parë, u zyrtarizua të martën mbrëma. Talenti i madh i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Barcelonën, që do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2031.

Rinovimi u zyrtarizua në ambientet e klubit, ku sulmuesi i ri firmosi marrëveshjen në prani të drejtuesve më të lartë të Barcelonës.

Yamal debutoi me ekipin e parë më 29 prill të vitit 2023, kur ishte vetëm 15 vjeç, duke u bërë një nga lojtarët më të rinj në histori që luan për Barcelonën. Që nga ajo kohë, paraqitjet e tij brilante kanë tërhequr vëmendjen e gjithë botës së futbollit dhe tashmë konsiderohet pjesë e historisë së klubit katalanas.

Ai iu bashkua akademisë së famshme “La Masia” në moshën 7-vjeçare dhe, edhe pse vetëm 17 vjeç, ka treguar pjekuri dhe talent të jashtëzakonshëm në fushë.

Gjatë sezonit të fundit, Yamal luajti rol vendimtar në sukseset e Barcelonës, që përfshijnë fitimin e Superkupës së Spanjës, Kupës së Mbretit dhe titullit kampion në La Liga. Performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që të konsiderohet një nga futbollistët më premtues dhe më të talentuar në botë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit