spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Haradinaj shmang komentet për Nismën: Çdo gjë që lidhet me ata është e kaluar


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shmangur komentet lidhur me deklaratat e liderit të Nismës për një mundësi koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se këto janë çështje të kaluar.

Në një deklaratë për mediat, Haradinaj theksoi se nuk ka asnjë koment për këto çështje, duke shtuar se çfarë ka ndodhur më parë nuk është më relevante.

Ai kujtoi se AAK ka propozuar dy mundësi për t’u dalë nga situata e bllokuar dhe ka kërkuar që të arrihet një marrëveshje që të çojë përpara punën e Kuvendit.

“S’kam ndonjë koment, s’po më kujtohet asgjë… A keni ndonjë pyetje tjetër, kjo nuk është diçka relevante. Çdo gjë që lidhet me këta është e kaluar. Jemi para parlamentit. Jemi në bllokim të seancës. Sikurse e dini, ne në takt tonin si aleancë i kemi dhënë dy zgjidhje që mos të mbetemi të bllokuar siç kemi mbetur tash e sa kohë. Së pari kemi dhënë mundësinë të votojmë një kandidat të LVV-së, por që na bashkon me votë, kemi dhënë emra. Po ashtu, e kemi bërë edhe një veprim të dytë. E kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të dalim nga kjo gjendje…” tha Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit