Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se bashkëpunimi për formimin e institucioneve të reja me Lëvizjen Vetëvendosje nis në nivel parlamentar.
Para nisjes së seancës, ai nënkuptoi se nuk është për partneritet qeverisës, por për partneritet parlamentar.
“Siç kemi thënë mbrëmë, vazhdojmë me qëndru. Bashkëpunimi nis në nivel parlamentar. Komunikim të ri nuk kemi marrë”, tha Limaj para mediave.








