spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

A ka kosovarë të lënduar në sulmin tragjik në Liverpool, flet zëdhënësi i grupit “Kosova Reds”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Britaninë e Madhe.

Një person i ka goditur disa tifozë të Liverpoolit, derisa ata po festonin titullin e 20-të të Premier League.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve, por festa në Liverpool u kthye në incident të rëndë.

Derisa për rastin e rëndë ka folur zëdhënësi i grupit Kosova Reds, Taulant Abazi.

Abazi deklaroi për Klanin se asnjë nga tifozët që kishin udhëtuar nga Kosova nuk janë prekur nga kjo fatkeqësi.

Ai tregoi edhe se si u duken në ato momente rrugët e këtij qyteti.

“Në momentin kur ka nodh nuk kemi pas informacion, sepse ne kemi qenë fatmirsisht në rrugën kryesore të qytetit të Liverpoolit. Kur kemi shku me hëngër darkë e kemi pa që ka ndodh ngjarja”, tha ai.

“Një grup i ngushtë kemi udhëtu dhe jemi duke ndejtë bashkë. Jemi të gjithë shëndosh e mirë, dhe jemi interesu edhe për disa njerëz tjerë që na kanë ontaktu që vinë ndaras nga Kosova, edhe ata kanë thënë që janë mirë kështu që nuk kemi asnjë informacion që në mesin e të lënduarve ka shqiptarë’, shtoi Abazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit