spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Makina futet në turmë gjatë festimeve të Liverpool FC, arrestohet një 53-vjeçar

Një burrë 53-vjeçar, shtetas britanik dhe banor i Liverpool-it, është arrestuar nga Policia e Merseyside pas një incidenti që ndodhi gjatë paradës së fitores së ekipit Liverpool FC.

Sipas raportimeve, një veturë hyri mes turmës së tifozëve në rrugën Water Street në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik në mesin e pjesëmarrësve.

“Do të kërkonim nga qytetarët të mos spekulojnë rreth rrethanave të incidentit të ndodhur sonte në Water Street. Mund të konfirmojmë se personi i arrestuar është një burrë 53-vjeçar, shtetas britanik me origjinë të bardhë nga zona e Liverpool-it”, tha zëdhënësi i Policisë së Merseyside, sipas Sky Sports.

Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për gjendjen e tyre shëndetësore.

Autoritetet po mbledhin prova dhe dëshmi në vendngjarje, ndërsa një deklaratë më e detajuar pritet të lëshohet në orët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit