spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Zelensky i telefonon Ramës dhe e fton të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku e ka informuar për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë ndaj territorit ukrainas.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky theksoi se sulmet ruse tregojnë qartë se Moska nuk ka synim t’i japë fund luftës dhe se nevojitet një presion më i fuqishëm ndërkombëtar për ta ndalur agresionin.

“Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe mbi unitetin tonë të përbashkët”, shkroi Zelensky, duke bërë të ditur se e ka ftuar Ramën të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Presidenti ukrainas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Ukrainës, ndërsa kujtoi edhe pjesëmarrjen e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur së fundmi në Tiranë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit