Gazeta ka raportuar më parë për një aksident trafiku në Llukë të Epërme të Deçanit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke njoftuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Epërme, ku katër persona janë lënduar”, tha Gashi.








