Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas, ku një punëtor dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht.
Viktima është identifikuar si Sajmir Bego, 58-vjeç. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.
Miniera ku ndodhi ngjarja është nën shfrytëzim nga një subjekt koncesionar. Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal.








