Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Elez Geci dhe Maxhun Berisha”, në fshatin Llukë e Epërme.
Sipas pamjeve të publikuara nga media lokale, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa dyshohet se ka persona të lënduar.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.








