spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Qeveria: Kosova e gatshme të diskutojë për strehimin e emigrantëve të refuzuar nga Britania e Madhe

Qeveria në detyrë e Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar nëse kjo e fundit kërkon ndihmë për strehimin e emigrantëve të refuzuar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova është e hapur për të diskutuar këtë çështje me qeverinë britanike.

“Dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste”, deklaroi ai.

Kryeziu theksoi se vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas një procesi gjithëpërfshirës institucional dhe vlerësimeve të nevojshme.

“Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, shtoi ai, duke lënë të hapur mundësinë për diskutime të mëtejme mbi këtë temë delikate.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit