spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Solli 338 mijë euro drogë në valixhe nga Tajlanda, kush është i arrestuari në Rinas

Dhimitër Shehu, 39 vjeç, banues në fshatin Kras të Tepelenës, është arrestuar të hënën në aeroportin e Rinasit, pasi në valixhen e tij u kap një sasi prej 19.4 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me përqindje të lartë të përbërjes aktive THC.

Sipas burimeve zyrtare, të mediave shqiptare, vlera e drogës në treg llogaritet rreth 338 mijë euro. Hetimet paraprake tregojnë se lënda narkotike ishte e destinuar për t’u shitur në tregun e Tiranës.

I arrestuari kishte mbërritur në Shqipëri nga Tajlanda, vend ku dyshohet se kishte blerë kanabisin që tentoi të trafikonte në territorin shqiptar. Policia e ka sekuestruar lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, strukturat hetimore po vijojnë punën për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit