spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

GAP: Masat e BE-së pezulluan mbi 600 milionë euro projekte, 7.1 milionë të humbura

Rreth 613.4 milionë euro projekte që ishin planifikuar të financoheshin në Kosovë janë pezulluar ose shtyrë për një afat të pacaktuar si pasojë e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të vendosura ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, i titulluar “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”, theksohet se 7.1 milionë euro janë humbur përfundimisht, pasi ka kaluar afati për nisjen e disa projekteve.

Sipas GAP-it, masat e vendosura nga BE-ja që nga qershori 2023 kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Kosovën, duke shkaktuar pasoja të rënda financiare dhe zhvillimore.

Sektorët më të prekur janë:

  • Mjedisi: 350.7 milionë euro
  • Energjia: 114.4 milionë euro
  • Digjitalizimi: 57 milionë euro
  • Kultura: 15 milionë euro

Nga totali i mjeteve të pezulluara:

  • 218 milionë euro janë projekte në kuadër të fondeve IPA II dhe IPA III
  • 395.5 milionë euro janë projekte të parashikuara përmes WBIF

Financimi i këtyre projekteve ishte planifikuar me:

  • 421 milionë euro nga BE
  • 162 milionë euro nga palët e treta (si institucionet financiare ndërkombëtare)
  • 31 milionë euro vetëfinancim

Ndërkohë, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar së fundmi se Kosova nuk do të humbasë fondet nga Plani i Rritjes i BE-së, pavarësisht mungesës së Kuvendit funksional.

Ai ka theksuar se Qeveria ka respektuar të gjitha afatet për dorëzimin e dokumenteve dhe se vonesat kanë ndodhur për shkak të miratimit me vonesë të planit nga Këshilli i BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit