Aksidenti me fatalitet në Gjermani, reagon ambasada shqiptare pas humbjes së tre shqiptarëve

Tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Koblenz të Gjermanisë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

Lajmi u konfirmua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila njoftoi se Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë vënë menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet.

Në reagimin zyrtar thuhet se hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim, ndërsa shprehen ngushëllimet për familjet e viktimave dhe urime për shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ministria nënvizon se po ofron të gjithë mbështetjen e nevojshme për qytetarët shqiptarë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

“Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit