spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Incidenti në Mitrovicën e Veriut, Sveçla: Propagandë serbe, asgjë e re nga ta

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar Serbinë për përdorimin e rastit të manifestimit të maturantëve në Mitrovicë të Veriut për propagandë.

Pas shfaqjes së një videoje të premten, në të cilën disa persona shfaqnin thirrje shoviniste dhe bënin simbolin e tre gishta, Sveçla ka theksuar se kjo propagandë ka vetëm ndikim në qarqet nacionaliste në Serbi.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta!” ka shkruar ai në Facebook.

Kjo deklaratë vjen pas reagimeve të ngjarjeve të premtes, kur në veri të Kosovës dhe në Beograd u shpërndanë komente që e cilësuan incidentin si ndëretnik, ndërsa forcën e përdorur nga Policia e Kosovës e konsideruan të tepruar. Shefi i EULEX-it gjithashtu e vlerësoi të tepruar forcën e përdorur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit