spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova: Më i riu është një 15-vjeçar

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt Mekës për të kryer obligimin e haxhit.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ky grup përbëhet nga 297 persona, të cilët vijnë nga komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Ata janë nisur në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë në ditët në vijim.

“Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina”, thuhet në njoftim.

“Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, është thënë tutje në njoftimin e BIK-ut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit