spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për spiunazh ndaj një të dyshuari në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.V., i dyshuar për veprat penale të spiunazhit dhe mbajtjes së paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të PSRK-së, A.V. akuzohet se ka mbledhur dhe ka dërguar informacione dhe dokumente të rëndësishme Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (BIA), të cilat cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe qytetarëve.

Informacionet dhe dokumentet u përcollën përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike me zyrtarin e lartë të BIA-së, R.G., shef i njërës prej qendrave të agjencisë në Serbi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet sekuestruan një armë model Crvena Zastava dhe një spërkatës gaz lotsjellës. Hetimet vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit