spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Familja e Festim Isufit ende në pritje të raportit të autopsisë

Edhe pse raporti i autopsisë për vdekjen tragjike të disenjatorit të njohur Festim Isufi tashmë është përfunduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), familja e tij ende nuk e ka pranuar dokumentin zyrtar.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga rasti tragjik, familja Isufi është në pritje të këtij raporti, i cili pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes së të ndjerit.

Nga ana tjetër, se raporti është lëshuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore tek organet e hetuesisë, për IndeksOnlinen e pati konfirmuar zv.drejtori i këtij institucioni, Ditor Haliti.

Tutje, Prokuroria Themelore në Prishtinë vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë, që ndodhi më 9 maj, kur Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Lidhur me rastin nga prokuroria është intervistuar edhe bashkëshortja e Festimit, Rina Maloku- Isufi, e cila mbeti e plagosur nga therja me thikë në të njëjtin incident.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga rasti, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për shkaqet apo motivet e mundshme të kësaj tragjedie.

Ngjarja ka lënë pas një boshllëk të madh jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për komunitetin e modës dhe artit në Kosovë, ku Festim Isufi njihej për stilin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit