Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka injoruar sërish gazetarët, para vazhdimit të seancës konstituive.
Teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës, i rrethuar nga truprojat, Kurti është pyetur rreth bllokadës, por si zakonisht s’është përgjigjur.
Seanca pritet të fillojë në orën 11:00. Kjo është tentativa e 20’të për konstituimin e Kuvendit.
E propozuara e VV-së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu, e cila po kundërshtohet partitë tjera.
Nga të gjitha herët që emri i saj është hedhur në votim, Haxhiu më së shumti ka marrë 57 vota, të pamjaftueshme për zgjedhjen e saj, meqë nevojiten 61 vota.








