spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e varur në oborrin e QKUK – ishte paciente në Psikiatri

Gazeta mëson ekskluzivisht se Resmije Jashari është gruaja që u gjet mëngjesin e sotëm e varur me kabllo elektrike në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Burime të sigurta të Gazetës konfirmojnë se viktima ishte paciente në Klinikën e Psikiatrisë, ku po trajtohej.

Ajo dyshohet se është larguar nga objekti pa u vërejtur nga stafi mjekësor, për të kryer më pas aktin tragjik jo larg klinikës ku qëndronte e hospitalizuar.

Trupi i saj është gjetur nga punëtorë shëndetësorë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në momentin e gjetjes, viktima ishte e veshur me rroba të stilit fetar që përdoren nga gratë muslimane.

Policia, njësitet hetimore dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë, përfshirë edhe mosveprimin apo neglizhencën e mundshme të stafit të Klinikës së Psikiatrisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit