spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Vetëvrasja e gruas brenda hapësirave të QKUK, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet për rastin

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e sotme në oborrin e QKUK-së, ku një grua u gjet pa shenja jete.

Burime të Gazetës konfirmojnë se viktima ishte paciente në Klinikën e Psikiatrisë.

Rastin për Gazetën e ka konfirmuar edhe Policia e Prishtinës.

“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje”.

Gazeta raportoi se gruaja dyshohet se është larguar nga objekti pa u vërejtur nga stafi mjekësor, për të kryer më pas vetëvrasje me kabllo elektrike, jo larg klinikës ku ishte e hospitalizuar.

Trupi i saj është gjetur në oborrin e objektit nga punëtorë shëndetësorë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Policia, hetuesia dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë ndikuar në këtë akt të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit