spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku një grua rreth të dyzetave është gjetur pa shenja jete.

Gazeta mëson ekskluzivisht se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke u varur me një kabllo elektrike brenda një objekti të QKUK-së. Trupi i saj është gjetur më pas në oborr nga personeli mjekësor, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Sipas informacioneve nga burime të Gazetës brenda QKUK-së, gruaja ishte e veshur me rroba të stilit fetar që i përdorin gratë myslimane.

Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore, Policia dhe mjekësia ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit