spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Specialja krahason rastin e krerëve të UÇK-së me të afrikanëve që kryen gjenocid e dhunime

Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë po kërkon që me çdo kusht të vazhdojë të mbajë në paraburgim “katërshën e madhe” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqit, ndonëse paraqitjen e provave të saja e ka përfunduar.

Për të realizuar qëllimet e veta, organi i akuzës më nuk po zgjedh as mjet e as metodë, ndonëse këto të fundit nuk është se i kanë bërë fort përshtypje panelit të gjyqtarëve vendimmarrës, pasi që deri sot, janë nxjerrë 21 vendime për vazhdim paraburgimi ndaj të akuzuarve në fjalë, dhe në të 21-tat, nuk është marrë për bazë asnjë argument i mbrojtjes apo ndryshimi i rrethanave në terren.

Prokuroria e Speciales nuk dështoi të na befasojë për të keq as dje, kur në gjykatë çoi një kërkesë të re për vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit. Në thelb apo në bazament, pikat e argumenteve se pse kinse ish-kryetarit të Kuvendit duhet t’i vazhdohet paraburgimi nuk ndryshojnë, janë të njëjtat sikurse kur ishte arrestuar; kinse Veseli ka autoritet në Kosovë, kinse e kaluara e tij në SHIK përbën rrezik për ndikim në proces, apo se kinse në Kosovë ka klimë të indimidimit të dëshmitarëve.

Por materia e rrezikshme qëndron diku tjetër. Qëndron e fshehur në referencat apo krahasimet që ka përdorur kjo prokurori, që tenton të bindë gjykatësit se ndonëse rasti i saj ka përfunduar dhe dëshmitarët kanë kryer dëshminë, sërish ekziston rreziku se Veseli e të tjerët mund të ndikojnë tek dëshmitarët.

Për krahasim, prokurorët specialë kanë marrë dy shembuj, të cilët do t’i sqarojmë më poshtë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit