spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kërcënimet ndaj Evropës në rritje – Rutte bën thirrje për forcim të aleancës NATO-BE

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit mes NATO-s dhe Bashkimit Europian, duke vënë theksin tek siguria dhe mbrojtja, në një kohë kur kërcënimet ndaj kontinentit janë në rritje.

Përmes një postimi në platformën X, Rutte deklaroi se është i kënaqur që u takua me ministrat e Mbrojtjes së BE-së dhe nënvizoi domosdoshmërinë për rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes.

“Bashkëpunimi NATO-BE është thelbësor përballë kërcënimeve aktuale të sigurisë. Diskutuam rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes dhe çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi ai.

Rutte theksoi se mbështetja për Ukrainën mbetet një prioritet strategjik për të garantuar stabilitet afatgjatë në Europë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit