spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka komentuar situatën e Kuvendit, duke e cilësuar si një papërgjegjësi të madhe nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur.

“I takon deputetëve të marrim vendime në të mirë të qytetarëve pavarësisht se cilës parti i takojnë. Secila parti i din votat e veta dhe ne duhet të gjejmë një zgjedhje përfundimtare për të qeverisur këtë vend. Është gabim i madh që po bëhet mes partive politike”, tha Bahtiri.

Ai theksoi se, ndryshe nga partitë e tjera, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht merr pjesë në seanca dhe voton për konstituimin e organeve institucionale.

Sipas tij, LVV ka treguar vullnet për bashkëpunim dhe është e hapur për marrëveshje me partitë tjera.

“Ne jemi çdoherë të gatshëm të bëjmë kompromis, i kemi kërkuar LDK-së që të bëjmë një qeveri të përbashkët sepse i duhet këtij vendi. E kemi kandidaten që është gruaja më e votuar brenda LVV-së, e përgatitur e dëshmuar mjaftë kështu që nuk e di pse dikush mundohet me marrë të drejtën e dikujt”, deklaroi Bahtiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit