spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

VIDEO/Aksident i frikshëm në provat e Formula 1, vetura shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues.

Juki Tsunoda me makinën Red Bull, doli nga pista me shpejtësi marramendëse që në startin e provave. Makina e tij fluturoi në ajër dhe u përplas më pas me barrierat, teksa pjesë të saj u shkëputen si të ishin prej kartoni.

Por për fat të mirë, Tsunoda doli pas pak sekondash vetë nga njëvendëshja pa ndihmën e punëtorëve të sigurisë të pistës.

Kjo pasi të gjitha makinat kanë “Halo”, kafazin që mbron pilotët nga përplasje si e sotmja që mund të kishte qenë fatale për japonezin nëse do të përfundonte me kokë në barrierë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit