spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Marrëveshja Rusi–Ukrainë për të burgosurit, Vuçiq propozon: Le të jetë ky fillimi i dialogut të vërtetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas formulës “1,000 për 1,000”, duke e konsideruar atë një shenjë pozitive që mund të çojë në fillimin e një dialogu të vërtetë ndërmjet dy palëve ndërluftuese.

“Ky është një lajm i mirë që do të thotë se dialogu ka filluar. Kur të fillojë dialogu, besoj se do të vijnë edhe rezultate të tjera”, deklaroi Vuçiç në një intervistë për një televizion serb, duke komentuar zhvillimet gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Ai theksoi se shkëmbimi i të burgosurve, i cili përfshinte rikthimin e 1,000 ushtarëve rusë në Rusi dhe 1,000 ukrainasve në Ukrainë, përfaqëson një nga shkëmbimet më të mëdha të këtij lloji të ndodhura ndonjëherë. Sipas tij, ky zhvillim mund të sinjalizojë një përparim të mundshëm në procesin e negociatave paqësore.

Duke folur për operacionet ushtarake në terren, Vuçiç tha se nuk priste një përfundim të shpejtë të luftës, duke theksuar se ky është një vlerësim personal më shumë sesa deklaratë zyrtare si president.

Më 16 maj në Stamboll u mbajtën bisedimet e para direkte midis Rusisë dhe Ukrainës që nga viti 2022, të cilat zgjatën rreth dy orë dhe përfunduan me arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme. Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, shprehu kënaqësinë për këtë hap dhe njoftoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar kontaktet. Ai po ashtu konfirmoi se Rusia ka pranuar kërkesën e Ukrainës për bisedime të drejtpërdrejta në nivel liderësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit