Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Tiranë të enjten, deklaroi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po kalon një moment të ri.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ku shfaqej së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor, Costa theksoi se përpjekjet drejt anëtarësimit në BE duhet të mbështeten në dy parime kryesore: qëndrueshmërinë dhe besimin.
“Konsistenca – nga BE-ja në mbajtjen e zgjerimit në krye të agjendës së saj politike. Dhe qëndrueshmëri nga partnerët në përafrimin me vlerat tona dhe zbatimin e reformave,” tha ai.
“Besimi – që mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Brenda, mes partnerëve në rajon, dhe me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare,” shtoi Costa.








