E moshuara nga Istogu denoncon djalin dhe rejen për dhunë psikike – largohet nga shtëpia

Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në fshatin “Padalishte” të Istogut, ku një grua e moshës së tretë ka denoncuar të birin dhe nusen e tij për ushtrim dhune psikike dhe përpjekje për ta larguar nga banesa.

Burimet bëjnë të ditur se viktima M.K., 64-vjeçar, është paraqitur në stacionin policor, duke deklaruar se ndaj saj po ushtrohet presion dhe trajtim i rëndë emocional nga djali i saj B.A., 31-vjeçar dhe reja T.R., 41-vjeçare.

E njëjta ka pohuar se nuk ka pasur dhunë fizike, por është ndier e kërcënuar dhe e papranuar në shtëpinë ku banonte me familjen e të birit.

I dyshuari B.A. ka mohuar akuzat, duke thënë se kishte ndodhur vetëm një debat verbal. Ndërsa e dyshuara T.R. ka zgjedhur të mos deklarojë asgjë, duke u mbrojtur në heshtje në prani të avokatit.

Pas kontaktit me prokurorin e shtetit, është inicuar rasti si “Dhuna në familje”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Viktima, me dëshirën e saj, është larguar nga shtëpia dhe është strehuar tek vëllai i saj.

Rasti është në trajtim nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit