Sadri e Sadik Nikqi, dy vëllezër nga Rugova e Pejës, po vlojnë nga hallet e problemet e krejt kjo për shkak të tokë e pasurisë .
Hoteli i ndërtuar në Shtupeq të madh, futi në telashe meqë Sadiku po do hise edhe te hoteli i Sadriut.
Gjatë kohë sa ekipi ishte në Rugovë, në pjesën ku vëllai i Sadriut, Sadiku kishte të ndërtuara disa villa, takuam të birin e Sadikut.
Ai i mohoi të gjitha akuzat e xhaxhait të tij, Sadrisë. Madje, u shpreh i sigurt se nuk e kanë sulmuar kurrë axhën e tij.
Nga Rugova, ekipi i Kiks Kosova u kthye në Pejë, pasi sipas informatave që emisioni mori, aty jeton e punon Sadik Nikqi vëllau i madh i Sadrisë.
Ekipa e Kiksit nisi kërkimin për Sadikun për të dëgjuar anën tjetër të historisë mes dy vëllezërve nga Shtupeq i Madh.
Në shtëpinë e tij në Pejë, na doli gruaja, por ajo nuk e dinte ku ndodhej burri i saj.
Nëse jo në shtëpi, atëherë në një pasdite, Sadiku duhej të ishte në punë.
Kiksi mori rrugën drej Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë, aty ku na thanë se Sadiku punon sigurim.
Në punë, kolegët na thanë se Sadiku është transferuar në Gjykatën Themelore dhe se Sadiku tani ndodhet në pushim mjekësor.
U nisëm edhe drejt Gjykatës Themelore. Por atje, sigurimi na tha që ai punon tek Gjykata për Kundërvajtje.
Në një lojë ping pongu, mes shtëpisë e vendeve të ndryshme të punës, krejt cka morëm nga Sadiku ishte heshtja. Madje, vëllai i tij, Sadriu pretendonte se vëllau ka pas vete gjithë punonjësit e Gjykatës, dhe ata bëhen bashkë për ta mbrojtur e për ta fshehur.
Zgjidhja e vetme që na mbeti ishte ta telefonojmë. Dhe ashtu bëmë.
Por kot, pasi Sadiku veçse e kishte kuptuar se është në kërkim nga gazetarët.
“A po flas me Sadik Nikqin?”
“Jo”
Telefoni u mbyll. Në tentativat tjera edhe pas disa ditësh, përsëri nuk morëm asnjë përgjigje.









