Apel për ndihmë – 15-vjeçarja nga Gjilani largohet nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Gazeta bën thirrje publike për ndihmë, pas raportimit të zhdukjes së një vajze të mitur nga qyteti i Gjilanit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime të sigurta, më 13 maj 2025, rreth orës 21:30, një qytetar ka paraqitur në Stacionin Policor në Gjilan raportimin për zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare, e identifikuar me inicialet B.M.

Sipas deklaratës së prindit, vajza është larguar nga shtëpia më 12 maj 2025, rreth orës 07:20 të mëngjesit dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më në banesë.

Përshkrimi i veshjes së saj në ditën kritike: Pantallona farmerka ngjyrë të kaltër, sako me ngjyrë të zezë dhe çantë shkolle.

Policia ka filluar hetimet lidhur me rastin dhe aktualisht është duke punuar për lokalizimin e vajzës.

Apelojmë te qytetarët që nëse kanë informacione rreth vendndodhjes së saj, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192, ose redaksinë e Gazetës.

Çdo informacion, pa marrë parasysh sa i vogël, mund të jetë vendimtar në gjetjen e saj dhe kthimin e sigurt në familje.

Sinjali posedon edhe emrin dhe foton e vajzes, por nuk do ta publikojë deri nesër me shpresë që vajza do kthehet shëndosh e mirë në shtëpi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit