Peci shfaqet i hidhëruar në presidenten Osmani, ankohet për injorim

Deputeti dhe bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke deklaruar se subjekti i tij nuk ka marrë ftesë për takimin e paralajmëruar me përfaqësuesit e partive politike.

“S’kemi marrë ftesë. Do të duhej të kishim marrë, sepse jemi subjekt politik i regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht që kemi garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje,” tha Peci në një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovës ka njoftuar dje se ka nisur dërgimin e ftesave për “takimet e para”, si pjesë e një serie konsultimesh për konstituimin e Kuvendit, që do të fillojnë nga data 15 maj.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Ftesat tashmë janë dërguar dhe po presim konfirmimet,” thuhet në përgjigjen zyrtare të Presidencës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit