spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Abdixhiku priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë: Mirënjohje e thellë për kontributin e tij

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas njoftimit nga LDK, gjatë këtij takimi,  Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e z. Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Abdixhiku ka vlersuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së, si dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

Kryetari Abdixhiku i uroi z. Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit