spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Reagon ashpër Avni Islami: Vrasja e heroit Afrim Bunjaku ishte akt terrorist i orkestruar nga Serbia

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar me ashpërsi ndaj përpjekjeve për të relativizuar vrasjen e heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku, i cili ra në detyrë gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.

Në reagimin e tij, Islami e cilëson këtë vrasje jo si një aksident apo pasojë të paqëllimshme, por si një akt të mirëfilltë të terrorit shtetëror të orkestruar nga Serbia.

Ai e konsideron përpjekjen për ta quajtur Bunjakun “viktimë kolaterale” si tentativë për të fshehur të vërtetën dhe për të minimizuar dimensionin kriminal e politik të këtij akti.

“Vrasja e heroit Afrim Bunjaku nuk ishte aksident, por një akt i qëllimshëm i terrorit shtetëror të orkestruar nga Serbia. Ta quash ‘viktimë kolaterale’ është përpjekje për ta fshehur të vërtetën: një sulm i organizuar për të goditur sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka deklaruar Islami.

Sipas tij, çdo tentativë për ta relativizuar këtë krim përbën pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në propagandën që synon ta zhveshë Kosovën nga e drejta legjitime për mbrojtje dhe ruajtje të rendit kushtetues.

Reagimi i profesorit Islami vjen në kohën kur në disa media është tentuar të paraqitet sulmi në Banjskë si incident i izoluar, duke shpërfillur faktet që dëshmojnë përfshirjen dhe mbështetjen shtetërore serbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit