spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Putini shpall armëpushimin tre-ditor në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim në Ukrainë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ka kërkuar nga Kievi që të ndjekë shembullin e tij.

Armëpushimi do të zgjasë 72 orë dhe do të nisë më 8 maj dhe përfundon më 10 maj, raporton DailyMail.

Rusia i ka bërë thirrje Ukrainës që të marrë pjesë në këtë armëpushim, për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.

Kremlini theksoi se “Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull,” ndërsa shtoi se nëse Ukraina shkel këtë marrëveshje, forcat ruse do të japin “përgjigje adekuate dhe efektive.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit